Policia e Kavajës ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Roskovec, pasi është larguar pa paguar, nga karburanti ku kishte furnizuar automjetin, me naftë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi është larguar pa paguar, nga karburanti ku kishte furnizuar automjetin, me naftë.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.