Një djalë i vogël është zhdukur në një zonë lufte në Ukrainë pasi gjyshja e tij vdiq ndërsa dyshja u përpoqën t’i shpëtonin trupave ruse që përparonin.

Katër vjeçari, Sasha Zdanovych, u zhduk gjashtë ditë më parë i veshur me një xhaketë shpëtimi pasi një varkë në të cilën ndodhej ai dhe familja e tij u përmbys.

Nëna e tij e shqetësuar Anna Yakhno, 25-vjeç, shpreson se ai ka qëndruar me të tjerët në varkë dhe është fshehur në një fshat, që mendohet se është i ndarë nga pjesa tjetër e Ukrainë.

Trupat e vjehrrës së saj dhe një gruaje tjetër u gjetën pasi grupi u përpoq të arratisej me dy varka përtej lumit Dnieper në rajonin e Kievit, nga frika se të gjitha daljet nëpër rrugë ishin të bllokuara.

Asaj iu tha se Sasha ishte gjetur mes të evakuuarve në Rumani, por kjo doli të ishte e rreme pasi ajo kontrolloi raportet.

Sasha kishte qëndruar me gjyshen e tij nga babai kur rajoni u rrezikua akut nga avancimi i rusëve.