Emigrantët nga Afrika, të cilët u larguan sot nga Shqipëria pas vendimit të Gjykatës së Romës, kanë mbërritur në Bari.
Pas zbarkimit, emigrantët, 7 bangladeshas dhe 5 egjiptianë, do të dërgohen në qendrën e pritjes për azilkërkuesit në Bari.
Agjencia e lajmeve Ansa, raporton se një dekret ligjor do të kalojë të hënën në Këshillin e Ministrave.
Burimet ekzekutive për Ansa, konfirmojnë se ky është mjeti rregullator që po punohet për “zgjidhjen” për të cilën foli dje kryeministrja Giorgia Meloni pas vendimit të Gjykatës së Romës.
Dekreti duhet ndër të tjera të bëjë normë parësore dhe jo më dytësore treguesin e vendeve të sigurta.