Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, ndërsa ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.
Policia bën me dije se dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar në bashkëpunim me njëri-tjetrin u laguan nga qenda mos lënë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i qendrës sociale, sipas të cilit të mitur u larguan në drejtim të paditur rreth mesditës së të enjtes.
Dy prej të miturve janë nga qyteti i Librazhdit dhe njëri nga Lezha.
Të miturit ishin strehuar në qendrën sociale për shkak të problemeve të mëdha social-ekonomike, apo si pasojë e rrezikut të trafikimit të mundshëm.