Tre persona që kryen ndërhyrje kirurgjikale që kushtonin rreth 7 mijë paund janë në kërkim nga policia pasi u larguan nga klinika pa paguar.

Dy femra dhe një mashkull të cilët hoqën rrudhat, frynë mollëzat dhe buzët, janë në listën e të dyshuarve nga Policia e Londrës.

Fotografitë e tyre janë publikuar dhe imazhi i burrit me faqe të fryra ka marrë vëmendje në rrjete sociale, pasi një punonjëse restoranti ka treguar se para një muaji ai ishte atje për të ngrënë dhe u largua pa paguar.

Imazhet e publikuara janë bërë para seancës së fundit, pas së cilës ata nuk janë kthyer për të bërë pagesën. Në klinikë bëjnë trajtime dhe emra të njohur si Bianca Gascoigne and Kerry Katona.