Xhirimet e filmit “Indiana Jones 5” u ndërprenë ditë më parë, pasi aktori Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull.
Sipas deklaratës së produksionit një javë më parë, nuk u la një afat i caktuar se kur mund të nisnin sërish xhirimet, si dhe nuk u përcaktua niveli i dëmtimit të aktorit.
Por së fundmi burime për “The Sun”, zbulojnë se aktori është dëmtuar më rëndë nga sa u mendua fillimisht. Aksidenti ndodhi gjatë një skene aksion.
Filmi do të ndalojë xhirimet për të paktën tre muaj, pasi Ford do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.





