Këngëtarja Julka Gramo është shkëputur prej vitesh nga tregu muzikor ndërsa vijon emisionin e saj në Energy Radio si dhe të enjteve në “Pasditja ime” në RTSH.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, Julka është kthyer shumë vite pas në kohë, në vitin 2001 kur është takuar për herë të parë me Andin, bashkëshortin e babain e dy djemve të saj.
“Andi kishte pyetur për mua, megjithatë një mikesha ime i kishte thënë që Julka nuk do ta vari kurrë. Edhe unë e pash e me ra në sy, megjithate Andi krijoi një lidhje me dike tjeter dhe vitet kaluan. U desh të takoheshim disa vite më pas, kur unë Andin e pashë po prapë në Top Albania Radio, ai sapo ishte kthyer nga Italia. Ishte me një kapele, ku i dukeshin edhe sytë e bukur. Kësaj here ai ishte i vendosur dhe siç me tregon, kur më ka parë ka thënë: Kjo është e duhura”, tha Julka.





