Eli dhe Mario nga Tirana vetëm një ditë më parë shkëmbyen numrat e telefonit në “Aldo Morining Show” për të kontaktuar privatisht dhe për t’u takuar.
Por sot, 53-vjeçarja e ve telefonoi sërish dhe sqaroi se nuk ishte takuar me Marion. Sipas Elit, 58-vjeçari ishte i martuar, kishte një djalë dhe jetonte në një pallat përballë saj.
“I thashë ku je të të takoj dhe kur e pashë kush ishte, i thashë: Të kesh turp, je i martuar. Mario është komshiu im, është i martuar dhe ka një djalë. Jeton në pallatin përballë meje, ka dyqanin poshtë. Nuk e takova, ika. Injoranti i poshtër”, tha Eli nga Lapraka.





