Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në një pronocim për mediat lidhur me amnistinë penale.
Ai bën me dije se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike.
Ndër të tjera, Manja theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.