Gazetarja e Top Channel Rudina Muça ishte sot e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo rrëfeu eksperiencën e pritjes së ëmbël për herë të parë si dhe njohjen me partnerin.

Rudina tregoi se vendimi i tyre për t’u martuar ishte shumë i shpejtë, aq sa edhe prindërit i njoftoi brenda javës.

E duke qenë se në gjendje civile rezultonin të martuar, por krushqit ende nuk ishin takuar, babai i saj “mori hak” duke e fejuar brenda ditës.

“Më merr babi në telefon në gjumë nga ora 10. ‘Flet njeriu gjumë ditët që do fejohet’, më thotë. ‘Pse kush do fejohet’, i them unë. Ti do fejohesh më tha, duke shtuar se vinin krushqit në orën 5”, tregoi duke qeshur Rudina.