Një boksiere braziliane ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje bashkëshortin e saj, me të cilin ishte martuar në janar të këtij viti.

Sipas medieve të huaja, 34-vjeçarja Viviane Obenauf akuzohet se ka vrarë 61-vjeçarin Thomas në restorantin në pronësi të tij, në Interlaken të Zvicrës. Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor, por gruaja është arrestuar këtë javë, pas përfundimit të hetimeve.

Personat që e njihnin boksieren thonë se ajo shpesh bënte sherr me meshkuj dhe femra. Ndërkohë që në vitin 2016, kishte ndenjur disa orë në paraburgim pasi rrahu një mashkull, i cili e ngacmoi në një klub nate.