”U mbars mali e polli një mi” Ky është reagimi i ish presidentit Ilir Meta, aktualisht kryetari i PL-së pak orë pasi në Kuvend kaloi ligji që bën rivlerësimin e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Në një konferencë për median, Meta i çoi mesazh dhe Ramës se nuk ka frikë.

Ilir Meta:“I kam fituar të gjitha betejat brenda e jashtë. Janë investuar qindra miliona euro për të blerë institucione ndërkombëtare kundër Ilir Metës. Është bërë presion i jashtëzakonshëm edhe në Gjykatën Kushtetuese kundër Ilir Metës. U falsifikua firma e kryetarit të Kuvendit dhe gjithçka tjetër dhe Ilir Meta më 24 korrik la detyrën e përshëndeti të gjithë me shqiponjën e me 25 nisi fluturimin e tij. E duhet ta dini që shqiponja fluturon lart.

Dhe çështjen e këtij ligji ca kanë bërë mbrëmë. U mbars mali polli një mi. Edhe këtu mali u mbars në korrik në mes të vapës me një e-mail anonim dhe polli një mi më thanë se unë kam qenë në festë familjare. E meqë nuk i dalin të dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë përpara. Ilir Meta është çdo ditë në terren dhe me përgjegjësi të plotë. Jam i sigurt që rezultati i PL-së në zgjedhjet që vijnë do të jetë spektakolar në Tiranë e në qytete kryesore.

Meta beson se loja e historisë së I.M. është lojë mes Ramës e Bashës.

“Loja me historinë e I.M është lojë Rama-Basha. Ndodhi kur u zëvëndësuan dy anëtarë të Autoritetit të Dosjeve. Lulzim Basha nuk ka mundësi të prishë punë, ai është peng i historive të tjera”.