Republika Çeke ka rihapur ambasadën e saj në Kiev pas mbylljes nga nisja e luftës më 24 Shkurt,  tha ministria e jashtme çeke.

Në njoftimin e dhënë në Twitter thuhet se ky është një hap që tregon mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.

Është një nga hapat e shumtë që shpreh mbështetjen tonë për Ukrainën. Çekia ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë pas Ukrainës.“-thuhet në njoftim.