Ditën e djeshme Xh.V 57 vjeç u mbyt në Hamallaj, megjithëse plazhistët e tjerë u munduan ta shpëtonin. Vetëm sot u bë i ditur identiteti i tij, pasi mendohej se i ndjeri ishte vetëm në plazh. Mirëpo pranë Jetaoshqef.al shkruan një nga të afërmet e të ndjerit dhe tregon se viktima nuk ishte nisur i vetëm për në plazh, por i shoqëruar me disa shokë, të cilët i kishin marrë lekët dhe telefonin dhe kishin ikur. Familjarët e të ndjerit janë përpjekur t'i kontaktojnë, por ata janë zhdukur, duke mos lënë gjurmë.
Ndërkohë ajo e indinjuar ka thënë se denoncimi nga bashkëshortja e viktimës është bërë dje dhe vetëm sot është lajmëruar nga policia për të bërë identifikimin.
Ja çfarë shkroi ajo pranë Jetaoshqef.al:
"Pershendetje Jeta osh Qef une jam nje e afermja e viktimes se djeshme ne Hamallaj. Denoncimi eshte bere qe dje nga bashkeshortja e viktimes dhe vetem sot ne mengjes ajo eshte kontaktuar nga policia per te identifikuar viktimen. Ne si familjare jemi shume te indinjuar pasi viktima ka qene i shoqeruar nga disa shoke ne plazh te cilet i kane marr celularin, portofolin se bashku me te gjitha dokumentat dhe kur jane telefonuar nga ana jone nuk na jane pergjigjur ne telefon.Mendoj se minimumi qe duhet te kishin bere eshte te na lajmeronin."





