Gjendet nga polumbarët trupi i 45-vjeçarit Stavri Vasilovsi, i cili u mbyt mëngjesin e sotëm në Liqenin e Prespës.

BalkanWeb raporton se operacioni i kërkimit zgjati rreth një orë.

Vasilovsi, i vëllai dhe një person i tretë kishin dalë për të peshkuar, por gjatë këtij momenti varka ku ndodheshin u përmbys dhe ai mbeti i mbytur.

45-vjeçari është baba i dy fëmijëve, e përveç zanatit të peshkimit ishte dhe punonjës në bashkinë e Pustecit.