Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur edhe trupin e pajetë të peshkatarit tjetër që humbi jetën ditën e djeshme në liqenin e Bradomirës në Pogradec. 

Dy peshkatarët Arben Pupa, 50 vjeç dhe Ramazan Kojtari, 56 vjeç u mbytën teksa kishin dalë për të peshkuar. Trupi i pajetë i peshkatarit Pupa u gjet dje nga banorët e fshatit pasi uji e kishte nxjerrë atë në sipërfaqe, ndërsa nuk kishte asnjë gjurmë për peshkatarin tjetër Ramazan Kojtari. Kërkimet për të u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës dhe temperaturave të ulëta. 

Kërkimet rinisën mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s. Pas rreth dy orësh, polumbarët gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçarit në thellësinë e rezervuarit.