Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor. “Kanagjegji” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit turbo folk me elemente popullore.
Kënga është produkt i kompozitorit Ebrar Mazhar, ndërsa për vargjet është kujdesur tekstshkruesi i njohur shqiptar, Avni Qahili.
“Kanagjegji” vjen e vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili përbrenda ngërthen traditën shqiptare të përcjelljes së vajzave në shtëpinë e burrit. Klipi është xhiruar në Prizren nga produksioni XL Films.
Në videon muzikore të këngës, Big Mama shfaqet me veshje kombëtare shqiptare, tamam si një nuse e vërtetë.
Përkundër faktit që i këndon “kanagjegjit” në këngë, Big Mama vazhdon të mbetet beqare tash e sa kohë, duke u treguar mjaft e rezervuar në intervistat e saj persa i përket statusit emotiv.





