5 qershor 2015 – Një sekser në Elbasan, që u merrte studentëve nga 13-15 mijë lekë për të marrë notë kaluese në provim, ka rënë në prangat e policisë.
Në sajë të operacionit të quajtur "I pandreqshmi", policia arrestoi Oltion Toçin, 34 vjeç, i cili bashkëpunonte edhe me 35-vjeçarin me iniciale B.K., i cili është shpallur në kërkim.
Të dy së bashku u merrnin lekë studenteve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Elbasan, duke shërbyer kështu si sekserë për pedagogët për një periudhë kohore prej 6 muajsh.
Policia po punon gjithashtu për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/