Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj mjekut imazherist në Fier, Gëzim Taullaj. Bëhet me dije se Taullaj nuk ka marrë pjesë në seancë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur. 66-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një personi që do t’i kryente eko abdominale.

Gjithashtu atij iu sekuestruan paratë që i mori pacientit dhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës. Konkretisht ndaj tij rëndojë akuzat për “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Taullaj shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.