Në ka një krijesë në Tokë që bën çmenduri të paimagjinueshme, ai është njeriu…

Një burrë nga Japonia po lufton me mish e me shpirt për t’u bërë një qen!

Toko-san ka shpenzuar deri tani 12,500 £ për një kostum qeni që duket si i vërtetë.

Sipas Mirror, ai porositi një agjenci të quajtur Zeppet, e njohur për krijimin e kostumeve televizive dhe filmave.

Kam porositur një kostum! Falë jush, unë arrita të përmbush ëndrrën time për t’u bërë kafshë!”– tha Toko-san.

‘Ishte një detyrë e vështirë, duke pasur parasysh sasinë e materialit të nevojshëm për ta bërë atë të duket si e gjallë dhe për t’iu përshtatur një trupi të rritur’, thanë prodhuesit.

Kostumi ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, ku disa mendojnë se është i lezetshëm dhe të tjerë e konsiderojnë të çuditshëm.

Një ndjekës komentoi në një video të kostumit të qenit: “Pavarësisht se sa para keni shpenzuar, nuk do të jeni një qen i vërtetë”.

Një tjetër shkroi: ‘Keni shpenzuar para për këtë?’