Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro është paraqitur në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij. Kjo paraqitje e tij vjen 2 javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Ai u mor i pandehur nën akuzën “shpërdorim detyre”. Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i Bashkisë licensoi një biznes karburanti që ishte ndërtim pa leje.

“Do të flas një herë të dytë”, tha Duro pasi doli nga SPAK.

Hetimi erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër. Në lidhje me këtë çështje, Duro në një reagim zyrtar u shpreh se sektori i tatim taksave ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.