Teksa ka dalë nga ambientet e SPAK në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama do të përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP dhe Gjykatën Speciale.

Berisha theksoi se prokurorët nuk kishin asnjë prove kundër tij, ndërsa I cilësoi ata si mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre.

“Siguroj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitore të pashmangashme dhe Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP dhe Gjykatën Speciale.

Berisha do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në thirrjen time. Nuk kishin asnjë provë vetëm mashtrim dhe riciklim të tyre. Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”-tha Berisha.