Një ditë më parë, në orën 16:15, 34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Zefi u gjet i mbuluar në gjak dhe shenja plumbash nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pas vrasjes së 37-vjeçarit, detaje të reja dalin në dritë. Mësohet se viktima Zefi është marrë peng para se të vritej dhe është ekzekutuar në Rrugën e Kombit. Më pas trupin e kanë marrë dhe e kanë hedhur në kanal. Viktima Zefi njihej edhe me një emër të dytë si Anton Zefi. 

Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca (në foton poshtë), pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.