Dosja e mashtrimit të biznesmenëve në vlerën e 2 milionë eurove në Durrës nga dentistja Olesia Duka përfundon në Gjykatën e Lartë.

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit në Durrës që caktoi ndaj Dukës masën e sigurisë “arrest me burg”, Olesia kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Me anë të avokatit, Duka ka depozituar kërkesë për rekurs ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ende s’ka caktuar një datë për shqyrtimin e kërkesës.

Si masë shtrënguese ndaj Olesia Dukës prokuroria ka vendosur dhe sekuestro të pasurive dhe llogarive bankare deri në përfundim të hetimeve.