Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sandra Bullock ka përmbushur një nga dëshirat e fundit të partnerit të saj të ndjerë, Bryan Randall.

Në 58-vjetorin e lindjes së Randall, aktorja ka hedhur hirin e partnerit të saj në lumin Snake në Jackson Hole, Wyoming.

“Gëzuar ditëlindjen, Bry. Sandy të solli në lumë, ashtu siç premtoi,” shkroi motra e aktores, Genise Bullock-Prado në një postim në rrjetet sociale.

Partneri i Sandra Bullock vdiq më 5 gusht nga ALS, një sëmundje që ai e mbajti të fshehur për 3 vite derisa ndërroi jetë në verë.