Pas vdekjes, pritet që trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani të sillet në  Shqipëri.

Sipas mediave trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani do të mbërrij në vendin tonë ditën e martë.

Mësohet se ai do të niset nga Berlini mbrëmjen e së hënës dhe do të mbërrijë në Tiranë gjatë ditës së martë.

Pas ndarjes së tij nga jeta në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit në Atdhe.

Gjithashtu behet e ditur se ish-presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe për këtë pritet që Këshilli i Ministrave të marrë një vendim të posaçëm.