Pas një sëmundje të menjëhershme në 30 korrik 2018 u nda nga jeta Prof. Dr. Luan Hajdaraga, politikan i orëve të para në themelimin e PS, ish-ministër i kësaj force politike e më vonë i tërhequr në jetën akademike.
Sot Universiteti Internacional i Strugës e ka përkujtuar profesorin duke krijuar bursën e ekselencës “Prof. Dr. Luan Hajdaraga” për çdo vit akademik.
Njoftimi i Universitetit:
Ka kaluar plot një vit prej largimit nga jeta të të ndjerit Prof. Dr. Luan Hajdaraga, një personalitet eminent që bashkëudhëtoi me Universitetin Ndërkombëtar të Strugës deri në orët e fundit, duke nxitur zhvillimin akademik të universitetit, progresin shkencor të studentëve dhe etikën profesionale të kolegëve.
UNS përjetëson kujtimin e tij me bursën e ekselencës "Prof. Dr. Luan Hajdaraga" për çdo vit akademik.
I përjetshëm qoftë kujtimi i shtrenjtë i të dashurit profesor Hajdaraga dhe brezat le të gjejnë frymëzim dhe motivim në punën e tij të çmuar.
Bordi Drejtues i UNS





