Aktorja e njohur shqiptare, “Nderi i Kombit” Edi Luarasi është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Miq, të afërm e kolegë kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të saj, duke i dhënë lamtumirën e fundit artistes shqiptare, një prej femrave më të kultivuara të skenës artistike shqiptare.
Edi Luarasi është ndarë nga jeta në shtëpinë e saj, pranë dy fëmijëve Eldon dhe Lea.
Ajo ka luajtur jo vetëm në Teatër, por edhe në filma të njohur. Do të luante disa role të rëndësishme deri në vitin 1974, ku prezantoi festivalin e 11-të, që çoi në persekutim shumë artistë.
Për pothuajse 20 vite i rriti e vetme fëmijët. Rikthehet në skenë në vitet ’90. Pengu më i madh që ka lënë pas Edi Luarasi, kanë qenë pikërisht vitet e humbur, kur u largua nga skena në kulmin e karrierës. Prej 4 vitesh jetonte me të birin, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Mihal Luarasi, ndërkohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.