Bashkia e Durrësit, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen para kohe nga jeta të punonjësit të saj, Ilirjan Tanko.

“Iliri u dallua për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, të cilat së bashku me vlerat e tij njerëzore e qytetare ishin një kontribut i çmuar jo vetëm për institucionet ku ka punuar, por edhe për qytetin tonë. Bashkohemi të gjithë me dhimbjen e familjarëve.
Prehu në paqe, Ilir!”
– shkruan ndër të tjera në postim bashkia e Durrësit.

Postimi i plotë: