Nga punonjësit e policisë në Pikën Kufitare Kakavijw u ndalua sot shtetasi L.K, 43 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi u bë pasi ky shtetas tentoi të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar me të dhëna të rreme.
Prokuroria e Durrësit me shkresë numër 7925, datë 25.07.2014 ka nxjerrë urdhër për bllokimin e kësaj pasaporte si dhe poseduesit të saj.
Ky shtetas u shoqërua nga shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.





