Katër pjesëtarët e tifozëve kuqezi, të ndaluar nga policia polake kanë fituar lirinë.
Njoftimi i rëndësishëm u dha nga grupimi i mbështetësve të kombëtares, që pavarësisht diferencave shumë të mëdha në numër, bëri që zëri i tyre të ndihej në Varshavë, në mbështetje të Shqipërisë.
420 tifozët që udhëtuan në Poloni u përballën me një situatë të tensionuar përpara ndeshjes me forcat e rendit. Shkak u bë tentativa për të futur në stadium disa flakadanë, që ishin pjesë e koreografisë.
Tifozët kuqezi njoftuan se me reagimin e shpejt të ambasadës shqiptare në Poloni u bë i mundur “lirimi i katër anëtarëve të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”.