Beshiktashi nuk pranoi të zbriste në fushë ditën e sotme, për të vazhduar pjesën e mbetur të ndeshjes gjysmëfinale për Kupën e Turqisë, ndaj Fenebahçes, e cila u braktis gjatë muajit të kaluar, pas dhunës që shpërtheu në stadium, e cila preku edhe trajnerin.

Fenerbahçe kaloi kështu automatikisht në finale, ndërsa Beshiktashi do duhet të kthejë 950 mijë dollarë që ka fituar nga kjo veprimtari. Në ndeshjen e dytë, më 19 prill, derbi i madh i Stambollit pati një atmosferë të nxehtë dhe Besiktas ishte me dhjetë futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Pepe.

Në minutën e 57-të të ndeshjes, kur rezultati ishte 0-0, trajneri i Besiktas, Senol Gunes u godit nga një objekt i hedhur nga tifozët. Ai pati çarje në kokë dhe ndeshja u ndërpre teksa “timonieri” shkoi në spital.

Federata Turke e Futbollit (TFF) kishte vendosur se ndeshja do të fillonte pa tifozë atje ku ishte ndalur dhe se Fenerbahce do të dënohej për tre ndeshje pa tifozë dhe do të gjobite me 1 milionë lira, por Besiktas e kundërshtoi këtë vendim.

Duke qenë se edhe apeli nuk i dha të drejtë ekipit bardhezi, ata vendosën bojkotin se 33 minutave të mbetura. Në këto kushte, Fenerbahce do të luajë kundër Akhisarspor në finalen e Kupës.