Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, besohet se ka vdekur pasi është ndjerë keq gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.
Sipas medias britanike, lajmi është konfimuar nga shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë, të cilët pretenduan se gruaja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.
Avioni u ul në pistë rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar. Edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harloë, mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.
Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim.
Media britanike që raportoi lajmin bën me dije se ka kontaktuar me “Air Albania” për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.





