Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, i ngritur pas marrëveshjes PS-Rithemelim.

Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij.

“Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për Tims do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!”, sipas njoftimit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
2. Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.
3. Përcaktimi i detyrave të komisionit.
4. Zgjedhja e sekretarit të komisionit.
5. Deklarimi i planit paraprak të hetimit.
6. Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.
7. Përcaktimi i mbledhjes së radhës së komisionit hetimor.