45-vjeçari Lulzim Cuku ka dhënë dëshminë para efektivëve të policisë pas krimit makabër në Xhafzotaj, ku goditi 3 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes.
Pas krimit, autori i ngjarjes ka hipur në një makinë dhe është nisur drejt Dibrës për t’u strehuar atje e për t’i shpëtuar policisë, por gjatë rrugës ai është penduar.
Pasi ka kaluar Shkopetin, 45-vjeçari ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit, ku ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë, i shtyrë nga xhelozia, dhe madje ka tentuar edhe vetëvrasjen.
“Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë”, ka deklaruar Cuku.





