Shqiptari që u arrestua në Itali me 24 kilogram heroinë rezulton të jetë Fatos Hasku.
Hasku ishte nisur nga porti i Durrësit me heroinën e ndarë në 43 pako për ta tregtuar në Itali.
Droga ishte fshehur në dyshemenë e mjetit të llojit “Mercedes Benz”, të cilën ai e kishte modifikuar dhe përshtatur për të fshehur lëndën narkotike.





