Një adoleshent shqiptarë janë braktisur nga nëna e tij në Itali prej disa muajsh.
15-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Faenza pa dokumente identifikimi, duke deklaruar se ishte braktisur nga prindërit e tij.
Hetimet e kryera nga agjentët e bënë të mundur vetëm verifikimin e 15-vjeçarit, i cili i shoqëruar nga nëna e tij, kishte hyrë në Itali në rrugë detare, duke udhëtuar me linjën e tragetit Durrës-Bari.
Portali italian “Romagna Noi” bën me dije se e ëma e nisi djalin e saj me mjet transporti drejt veriut të Italisë dhe më pas u kthye në vendin e saj.
Policët e Komisariatit të Lartë shprehen se raste të tilla janë të shumta, sidomos nga Shqipëria, ku të mitur të ndryshëm paraqiten në komisariatet e tyre me pasaporta të rregullta dhe deklarojnë se janë braktisur me dashje nga familjarët e tyre.
Në këto kushte fëmija ka të drejtë të pranohet në strukturat e territorit të huaj duke iu ofruar sigurinë dhe qasjen e tyre në shoqëri.
Por me këtë adoleshent ka ndodhur e kundërta, ai së bashku me nënën e tij janë denoncuar tek Autoriteti Gjyqësor për veprën penale të mashtrimit të rënduar për marrjen e favoreve publike.





