Dy fëmijë të mitur raportohet se kanë humbur në Malin e Gramës në Dibër. Të miturit nga fshati Kastriot, nxënës në klasën e gjashtë janë nisur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në drejtim të Malit të Gramës por nuk janë kthyer ende në banesën e tyre.
Sipas policisë, “Rreth orës 19:30, në sallën e Komandimit të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A.L, banues në fshatin Kastriot, i cili kërkon ndihmën e policisë, pasi rreth orës 15:00, kanë dalë nga shtëpia dy vëllezërit e tij të mitur, për në drejtim të Malit të Gramës dhe nuk janë kthyer akoma.”
Sakaq, shërbimet e policisë janë organizuar menjëherë në grupe dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijëve.





