Është publikuar këtë të mërkurë një video me zërin e kryeministrit Edi Rama teksa ofendon me fjalë banale një gazetar, një material i cili është risjellë nga ish kryeministri Berisha me qëllim për të ironizuar kreun e qeverisë.

Berisha e ka ripostuar videon në rrjetin social dhe shkruan se me shumë mundësi, Rama i ka bërë edhe këtu analizat laboratorike dhe ka rezultuar se nuk është zëri i tij, në analogji me atë se çfarë ka thënë vetë kryeministri për audiopërgjimin kundër Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Postimi i Berishës:

Shpeton Edi Rama, gazetari i fallsifikoi zerin!?!?!?

Lexoni mesazhin dhe shikoni vedeon e qytetarit dixhital! sb

“Doktori,sa po ja ma kthyen pergjigjen nga laboratori me i famshem ne bote dhe me tha : nuk eshte zeri origjinal i Edi Rames.