Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur në zyrat e SPAK.
Nuk dihet arsyeja se përse ai është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.]
Por Goro është paditur nga pasardhësi i tij, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli me akuzën e krimit zgjedhor, për abuzime me çështjen e pronave në bregdet.
Më konkretisht, bëhet fjalë për çështjen e resortit që po ndërtohet nga bashkëshorti i Olta Xhaçkës.