Nën masa të rrepta sigurie kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit dy të ndaluarit, të dyshuar për vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit; 29-vjeçari Xhuljano Hoxha dhe 23-vjeçari Euglen Halili.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Hoxhën dhe Halilin, ky i fundit, goditi 27 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Runajt.

Të dy dyshohet se janë vrasës me pagesë, të paguar nga persona të tjerë për të kryer ekzekutimet të stilit mafioz.

Mësohet se gjyqtare është Pajtime Fetahu e ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Euglen Halili mbrohet nga avokati Blendi Himci.