Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave. 

Ajo u pyet nga gazetarët për arsyen se përse ka shkuar sot në GJKKO me bastun. 

Kryemadhi tha se arsyeja ishte se ka vrarë gjurin në palestër. 

Pyetje: Ku e keni vrarë këmbën? 

Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.