Gazetari Baton Haxhiu, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar. Ai ka dalë nga ambientet e SPAK pas 2 orësh dhe para gazetarëve tha se nuk ka pasur një fletëthirrje. 

I pyetur për arsyen e paraqitjes para SPAK, Haxhiu tha: “Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë”. 

“Isha për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm. Kaq mund të them. Ju thashë që kam hyrë për intervistim. Nuk kisha fletë-thirrje. Kjo nuk ka lidhje me fletë-thirrje”,-tha Haxhiu.