Kjo është Edma Sali, mjekja nga Durrësi që humbi jetën në një aksident automobilistik jashtë Shqipërisë.
Ajo u përcoll sot për në banesën e fundit, pas homazheve që u mbajtën në nder të kujtimit të saj pranë shtëpisë funerale “Alba2000”, Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur mes dhimbjes së thellë motra e saj, Jona.
Postimi i motrës:
“Me hidherim te thelle familja Sali, njofton shuarjen e nje ylli ne toke per te rilindur e ndricuar fort atje lart ne qiell…
Edma jone e shtrenjte…, do te ndricosh atje lart ne mbreterine e zotit me gjithe fuqine ndricuese qe ti pate ne 30 vite jete…, me gjithe forcen qe ti dije te kaperceje cdo sfide…, me gjithe bagazhin e mendjes tende te ndritur…, me gjithe shkelqimin rinor…
Homazhet do te mbahen neser me date 15 Korrik, prej ores 09:00, prane shtepise funerale “Alba2000” Tirane, nga ku do te nisemi ne oren 12:00 per te percjelle ne banesen e fundit tokesore te shtrenjten tone Edma Sali.”
Për këtë ndarje të parakohshme nga jeta reagoi më herët edhe Urdhri i Mjekut Durrës.
Lexo lajmin:





