Kanë qarkulluar ditët e fundit zëra në mediat rozë se moderatorja Kiara Tito është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Djali për të cilin u përfol ishte Renald Koka, djali i biznesmenit Leonard Koka. E teksa Kiara nuk di se çfarë ndodh jashtë, duhej reagimi i Renaldit për t’i vendosur njëherë e mirë kapakun këtyre aludimeve.

Së fundmi, ai ka reaguar dhe ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk është në një lidhje me Kiarën.

“Pikë së pari në fillim mendova të mos reagojë sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik erdhi momenti që të them dhe unë diçka meqë emri im dhe foto ime është përdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim duke më shkaktuar dëme te tjera që mediave nuk i intereson. Por për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në mënyra të tjera”, tha ai.

“Së dyti, duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerëzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke përdorur emrin tim dhe foton time pa asnjë aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime”.

“Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerëz që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother””.

“Faleminderit për mirëkuptimin…”, tha Renald Koka për “Kryefjala.com”, duke ngritur edhe një shqetësim, lidhur me keqpërdorimin e emrit të tij nga mediat.