Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre.

Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.

Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve.

Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram, teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen.

getoar selimi marina vjollca (1)

Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që përreth shihet çifti i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku.