Këngëtarja Andra Day ka folur për herë të parë pas thashethemeve se këngëtarja është në një lidhje dashurie me Brad Pitt.
Aktorja 36-vjeçare tha për “Entertainment Tonight” se nuk po del me Pitt, i cili është 57 vjeç, raporton “People”.
Të dy ishin të pranishëm të dielën në ndarjen e çmimeve “BIT Awards 2021”, por është e paqartë se si nisën thashethemet rreth tyre.
“Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin. Pavarësisht thashethemeve. Ai është i shkëlqyeshëm. Shumë i talentuar, i mrekullueshëm”,- u shpreh Day.
Ndërkohë, Angelina Jolie ka bërë deklarata të forta në gjykatë kundër Pitt.
Sipas aktores, ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë mbi të dhe kjo mund të vërtetohet edhe nga fëmijët e saj, të cilët janë të gatshëm të dëshmojnë kundër të atit.





