Pak kohë më parë u përfol se Bieta Sulo do të largohet përfundimisht nga Top Channel për t’iu bashkuar televizionit Vizion Plus, pjesë e së cilit është edhe partneri i saj, Alban Dudushi. Pas aludimeve ka ardhur më në fund një reagim nga moderatorja e dashur për publikun shqiptar. Me mbylljen e sezonit të tretë të emisionit të saj “Ftesë në 5”, Bieta ka bërë një postim në Instagram ku përveçse ka falenderuar stafin dhe ka shprehur mirënjohje për suksesin e programit, ka lënë të kuptohet se edhe në vijim do të vazhdojë të jetë në ekranin e Top Channel. Në këtë mënyrë ajo ka hedhur poshtë të gjithë spekulimet e largimit të saj duke theksuar se “Ftesë në 5” e presin stacione të tjera.
“Jemi ndalur në më shumë se 200 stacione përgjatë këtij sezoni duke u përshëndetur me mbi 1000 të ftuar, duke bashkëndarë eksperienca, emocione, mendime, plane, dëshira dhe ëndrra. Stacione të tjerë na presin, me më tepër energji dhe përkushtim, pas një vere të bukur… përqafime”, shkruan ndër të tjera Bieta.