Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania”; do të startojë me 13 janar 2024, ndërsa emrat e shumë personazheve të njohura shqiptare po përfliten se do të bëhen pjesë e spektaklit.
Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se ky spektakël këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço.
Së fundmi Andi Vrapi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku iu dha fund njëherë e mirë lajemve në lidhje me këtë çështje.
Ai tregoi se tashmë është konfirmuar se Ledion Liço është prezantuesi i “BBVIP 3”.
“Unë besoj që prezantuesi i ‘Big Brother VIP’ do të jetë Ledioni, tashmë është e konfirmuar. Unë mendoj që ai do ta bëjë shumë mirë. Ne tentojmë që ti paragjykojmë njerëzit që bëjnë këto ndryshime të mëdhaja, pasi largimi i Arbanës nga ‘Big Brother’ është një ndryshim i madh. Nuk mendoj që ka njerëz të pazëvendësueshëm në media”– tregoi ai.