Një ditë më parë dy zjarrfikës të Durrësit mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti rrugor në të cilin u përfshinë ndërsa po shkonin në fshatin Draç të Ishimit, për të shuar vatrat e zjarrit që janë aktive atje prej ditësh.

Kjo është gjendja në të cilën ka përfunduar mjeti zjarrfikës, me të cilin po udhëtonin efektivët.

Automjeti i zjarrfikses së portit ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal për shkak të infrastrukturës rrugore të degraduar.

Për spostimin e mjetit zjarrfikës nga vendi i aksidentit, janë angazhuar mjete të rënda.

Një ditë më parë dy efektivët e plagosur u vizituan në spital nga deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çurbja.

Burime për “DurrësLajm”, thanë nga spitali i Durrësit se dy efektivët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.